Header Ads

Elvana Gjata - duet me Ty Dolla $ign ne kengen e re



Pas "Forever Is Over" te shumta jane lajmet ne shtyp ne lidhje me ate cka do te pasoj kete projekt te Elvanes. Vete kengetarja nuk ka konfirmuar asgje, por dje ka postuar ne Instagram nje video me titullin "Ky xhirim eshte bere ne prill". Ne pamje te pare duket thjesht nje video e zakonshme nga performancat e kengetares, por ne fakt eshte me shume se kaq! Duke ditur qe cdo levizje e kengetares nuk eshte thjeshte e rastesishtme, neve na u ngacmua kurioziteti dhe filluam nje investigim te shpejt. Vendosem ne levizje kontaktet tona dhe mesuam se ne fakt ai klip eshte shkeputur nga xhirimet e videos se re te Elvanes.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on



Kjo do te thote qe pas "Forever Is Over ", Elvana do te sjelle nje videokenge te re  dhe mesa kemi mesuar kete here ajo bashkepunon me rreperin e njohur Ty Dolla $ign, i cili njihet nga publiku shqiptar fale suksesit te kengeve "Drop That Kitty" me Charli XCX e Tinashe, "Work From Home" me Fifth Harmony, "Swalla" me Jason Derulo e Nicki Minaj, "Or Nah" me The Weeknd etj. Kjo do te jete videokenga e dyte e Elvanes per tregun nderkombetar si dhe bashkepunimi i dyte me nje emer te njohur te skenes nderkombetare. Ky fakt e ben Elvanen, kengetaren e pare nga Shqiperia dhe Kosova qe arrin te sjelle dy bashkepunime me muzikante boterore ne nje kohe kaq te shkurter. Duket se kengetarja po krijon nje fillim te mbare dhe te forte per karrieren ne Amerike, pasi jo vetem muzikantet, por i gjithe stafi realizues i projekteve te saja te fundit, jane emra te njohur te botes se artit ne Amerike. 

Per me teper informacion vazhdoni te na lexoni ne ditet e ardheshme. 


Per momentin Elvana prezantohet ne treg me "Forever Is Over" 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.